Shqipëria e para në rajon për aplikimet për azil nga minorenët, 70 kërkesa në 2021

0
147

Shqipëria vijon të mbajë numrin rekord të aplikimeve për azil nga fëmijët e pashoqëruar në rajon.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Evropian të Statistikave në vitin 2021 janë regjistruar në total 70 aplikime për azil nga fëmijët shqiptarë.

Ndërkohë gjatë vitit të shkuar Maqedonia e Veriut kishte 5 aplikime, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë Hercegovina nuk kishin asnjë dhe Kosova regjistroi 20 aplikime nga fëmijët e pashoqëruar.

Destinacioni i preferuar për minorenët shqiptarë ishte Belgjika me 25 aplikime, ndjekur nga Suedia, Greqia dhe Gjermani me nga 10 secila. Por nuk mbeten pas as Franca dhe Austria, të cilat kanë pasur rritje të kërkesave.

Gjatë vitit të shkuar janë regjistruar gjithsej 23 255 aplikime për azil nga të mitur, me rritje me 72% rritje krahasuar me vitin 2020.

Kjo rritje është shkaktuar kryesisht nga rritja e numrit të të miturve të pashoqëruar nga Afganistani.

Mes 23 mijë të miturve që kërkuan azil në vitin që lamë pas 68% ishin të moshës 16 -17 vjeç, ndërsa ata nga 14 deri në 15 vjeç përbënin 23% dhe ata të moshës nën 14 vjeç 9%.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here