Lindi fëmijën dhe e futi në valixhe/ Mjekja: Mungesë bashkëpunimi mes bluzave të bardha dhe familjarëve

0
123

Është mbuluar me mister vdekja e foshnjës që u mbajt e pajetë në valixhe për afro një muaj nga nëna me probleme psikike.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të zbardh nëse foshnja është lindur apo abortuar nga ana e të resë.

Ndërkohë po hetohet edhe për dijeninë e familjarëve, pasi rezulton se ata e kanë dërguar në spital një muaj më parë për ndihmë mjekësore.

E ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv për të folur më shumë në lidhje me këtë histori dhe për të treguar në mënyrë më profesionale interpretimin e kësaj ngjarjeje ishte mjekja Nikolina Bode.

Sipas saj, ky rezultat tragjik ka ardhur nga mungesa e bashkëpunimit mes familjarëve të pacientit dhe bluzave të bardha.

“Shëndeti mendor është sa delikat aq edhe i rrezikshmë dhe i vështirë për tu trajtuar. Më vjen keq që u njoha me rastin ditën e denoncimit dhe nuk e njihja si rast më parë dhe më vjen keq se kish një histori 3 vjeçare të sëmundjes. Kishte bërë një kërkese në shërbim për terapi në shtëpi por ishte shkëputur kontaktit me shërbimin. Ajo figuronte e martuar por ndërkohë kishte dhe familjarë në lagje të qytetit .

Ajo nuk ka një kujdestar ligjor por kur ajo ven e shoqëruar në shërbim, ky person që e shoqeron bashkëpunon me mjekun se si do ndiqet terapia.

Bashkëpunimi nuk ka qenë i mirë dhe i frytshëm për realizimin e terapisë dhe për ta nxjerrë pacientin nga situata.

Kemi një bashkëpunim jo rezultativ, pra kemi një bashkëpunim të dëmtuar”, u shpreh Bode.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here