Bumçi: Nga sot merremi vetëm me Edi Ramën, PD do të fitojë shumicën e bashkive në 2023

0
147

Grupi i Rithemelimit të PD-së e konsideron të mbyllur krizën e brendshme me Kuvendin e sotëm. Ish-deputeti Aldo Bumçi i ftuar në Ora News me gazetarin Everest Dedaj thotë se tashmë të gjitha energjitë e demokratëve do të përqëndrohen kundër qeverisë Rama.

Bumçi: Basha dhe ata që e ndjekin kujt i shërbejnë, cilit interes demokrat opozitar? Askujt. Njohja e shumicës është A-ja. Kur nuk njeh shumicën nuk mund të kërkosh asgjë tjetër. Nga sot e tutje nuk merremi me askënd më, vetëm me Edi Ramën. Nëse duan të marrin pjesë janë të mirëpritur, nëse nuk duan është botë e lirë. Opozita është këtu dhe nuk ka të tjerë jashtë 40 mijëshit. 40 mijë demoratë erdhën, aty është opozita e bashkuar.

Edhe pse në Kuvend munguan 30 deputetë, Bumçi nuk shikon ndarje pasi sipas tij nuk ka çfarë të ndahet.

Bumçi: Nuk ka ndarje se nuk ka çfarë të ndahet. Njerëz që kanë mbëshetur Bashën kanë votuar në Kuvend sot. Ne nuk merremi më me veten, do merremi me Edi Ramën, do merremi në sheshe, në tryeza si ajo që u organizua për sfidat për arsimin. Gjashtë muajt që vijmë do të jemi forca më e madhe në Shqipëri dhe do të fitojmë shumicën e bashkive sot një vit se këto gjashtë muaj kanë qenë historia e jashtëzakonshme politike.

I pyetur sesa ndikim do të ketë për PD-së çështja non grata e Sali Berishës, ai shprehet:

Bumçi: Nuk ka dosje është non grata. Unë kam besim që autoritetet amerikane do njohin realitetet demokratike të Shqipërisë. Kjo administratë do të njohë vullnetin politik të një vendi partner mik dhe do respektojë qytetarët shqiptarë. Amerikanët siç janë shembulli i demokracisë botërore, në një vend mik do njohin dhe respektojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Opozita e krijon besimin me qytetarët e saj kur i përfaqëson, është krah tyre dhe u ofron alternativë qeverisëse që është bindëse.

Bumçi komentoi edhe procesin për zgjedhjen e kryetarëve të degëve ku morën pjesë 40 mijë anëtarë dhe arsyen e firos nga referendumi, ku votuan  43,879 anëtarë.

Bumçi: Shpjegimi është shumë i thjeshtë. Në referendum nuk kishte palë në zgjedhje, dhe kur erdhën demokratë që u mungonte karta e anëtarësisë u lanë të votonin. Kur ishim në garë ne të dy ne nuk lejonim të votonim dikë dhe pse e dinim që është demokrat pa kartë dhe kjo solli të kemi një rënie me 3 mijë vota nga referendumi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here