Gjetja e radhës e Bujar Kapexhiut/ Alibeaj/ SHBA më garantoi se do jem gjithmonë në opozitë

0
290

Ndonjëherë një karikaturë flet shumë më tepër se mijëra fjalë.

Mjeshtri Bujar Kapexhiu publikoi pak minuta pas një takimi në kryesinë e Kuvendit mes tre deputetëve të PD dhe dy zyrtarëve amerikanë, një punim me titullin: Shifra demokratike.

Në karikaturë shihet në një anë Sali Berisha, që ka me vete shumicën e anëtarësisë, kurse në krahun tjetër janë dy të përkëdhelurit e Edi Ramës dhe Yuri Kim, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj.

Se sa mbështetës kanë ata pas vetes, kjo nuk ka nevojë për shumë koment.

Kapexhiu e vendos me pikëpyetje, por thelbi i kësaj karikature është te fakti se opozitë nuk mund të jesh kurrë nëse nuk ke mbështetje.

Aq më keq, pushteti është vetëm një ëndërr vere.

Jo më kot, Alibeaj vrapoi të mos u përgjigjej gazetarëve pas takimit të sotëm në kryesinë e Kuvendit.

E vetmja fjali që tha, ishte se i kishin premtuar se do ishte në opozitë.

Problemi është se ai është pjesë e atij grupi që i ngjan një krijese hibride që nuk është as në opozitë dhe as në pozitë.

Një krijesë që vjen si pengesë e cila hiqet vetëm me votë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here