Vokshi: Ku është Komisioni për patronazhistët, pse nuk flet Alibeaj dhe Basha. A ka pasur marrëveshje?

0
160

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi duke folur në ‘Task Forcë’ në lidhje me zhvillimet e ditës dhe ato në parlament.

Vokshi ka ngritur dyshime se ka pasur një marrëveshje për mbylljen e Komisionit për të dhënat personale (patronazhistët).

Sipas Vokshit, Enkelejd Alibeaj ka qenë kryetar i këtij komisioni dhe ky i fundit nuk ka thënë asgjë.

‘Në lidhje me rendin e ditës së seancës plenare të sotme. Sot kishte raporte shumë të rëndësishme për të diskutuar, si ajo e të dhënave personale, krimeve të komunizmit dhe i ERE-s.

Këto mazhoranca i kishte mbyllur pa diskutime, dhe 10 deputetë bënë kërkesë për të hapur diskutimet. Patronazhistët janë skandali më i madh që ka ndodhur në Shqipëri.

Pse sot Enkelejd Alibeaj nuk foli për të dhënat personale, pse Lulzim Basha nuk foli për të dhënat personale, çfarë u bë me komisionin hetimor.

Nxjerra e të dhënave në shesh që u bënë vulnerabël. Komisioni që drejtohej nga Enkelejd Alibeaj, ku është.

Pse nuk pati kundërpërgjigje. Se sot vetëm ne kërkuam të diskutonim, jo grupi i Alibeajt. Kam qenë unë që kam kërkuar ngritjen e Komisionit për Krimin elektoral.

U ngri komisioni hetimor me drejtues Alibejan. Dini gjë se çfarë ka ndodhur me këtë komision. A ka pasur një marrëveshje mes tyre? Si mund të mbyllet një komision i tillë’, tha Albana Vokshi në ‘Task Forcë’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here