“Nuk jam i kënaqur me 15 gola, fantastike nëse i shënoj Partizanit”, Seferi: Isha i bindur për titullin te Tirana!

0
167

Taulant Seferi pranon më në fund se Tiranën e mendonte dhe besonte se do të shpallej kampione që ditën e parë të këtij sezoni. Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi i Tiranës rrëfen se ka bërë zgjedhjen e duhur që erdhi te bardheblutë. Seferi pranoi se skuadra më e vështirë këtë kampionat për bardheblutë mbetet Laçi, që për çudi i duhet marrë një pikë që të shpallet kampione.

Në rrëfimin e tij, Seferi thotë se Xhixha duhet të shkojë në një kampionat më të fortë sepse e meriton, ndërsa pranon që nuk është i kënaqur me golat e shënuar.

Sulmuesi deri tani ka tundur rrjetën 15 herë. Biondi është bomberi më rezultativ sezonet e fundit, sepse shkon në 15 gola, që askush prej 2009-ës nuk i ka shënuar. Seferi është larg shtatë gola nga Migen Memelli, lojtari i fundit që ka shënuar mbi 22 gola në Superiore.

Seferi kaloi një periudhë pa gola. Shënuat në Korçë… po a besoni që mund të shkoni deri në 20 gola këtë kampionat?

Është e vërtetë që pata disa kohë pa gol, por kam dy javë që kam shënuar gol ndaj Skënderbeut me penallti. Është normale që çdo sulmues ka dëshirë që të shënojë sa më shumë gola. Në çdo ndeshje po tentoj të shënoj. Këtu nuk them se e dua me ngulm. Jam i bindur se sa herë që një lojtar e kërkon me ngulm goli nuk vjen. Unë po punoj dhe jam i sigurt që goli do të vijë.

Ndoshta ky ngërç vjen edhe ngaqë tani të gjithë e keni mbyllur objektivin që kishit në këtë fillim kampionati?

Ka ndikim gjendja e ekipit, pra që kemi arritur titullin, por nuk duhet të ketë ndikim. Ne si lojtarë duhet të jemi profesionistë, paçka e kemi mbyllur apo nuk e kemi mbyllur kampionatin. Duhet të punojmë si kolektiv dhe nga ana individuale. Unë si Taulant nuk jam i kënaqur me 15 gola. Kam mundësi që të bëj më shumë dhe do të mundohem të bëj më shumë.

Është e vetmja skuadër, të cilës nuk i keni shënuar prej një viti e gjysmë. Ka ndonjë gol në derbin me Partizanin?

E vërtetë është që nuk i kam shënuar vetëm Partizanit, por këtë gol nuk është se e dua me ngulm. Po erdhi është fantastike, po nuk erdhi me rëndësi është që të fitojmë me Partizanin.

Ditën e parë të sezonit të ri, nëse do të thoshit se jeni kampionë, çfarë do t;i kishit thënë?

E kam besuar që ditën e parë të stërvitjes. Kjo është e vërteta. Kur erdha te Tirana, kisha besimin e plotë se do të bënim gjëra të mëdha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here