PD: Pushimi i hetimeve për ekstradimin e Nesar Seitit është urdhëruar nga Ministrja Gjonaj

6
165

Partia Demokratike me anë të një deklarate ka reaguar në lidhje me pushimin e hetimeve për ekstradimin e Nesar  Seitit.

PD në deklaratën e saj shton se  pushimi i hetimeve është urdhëruar nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Deklarate e Partisë Demokratike

Partia Demokratike e konsideron shërbim ndaj mafias në pushtet pushimin e hetimeve për ekstradimin e paligjshëm të Nazer Seitajt, duke shpëtuar nga burgu përgjegjësen kryesore – Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Pushimi i hetimit është urdhëruar pavarësisht se vetë prokurorët e çështjes kanë konstatuar shkelje flagrante të ligjit nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Për vendimin e pushimit të hetimeve, Donika Prela, në atë kohë në krye të Prokurorisë së Durrësit, u shpërblye nga mafia në pushtet, duke u ngritur në detyrë si drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kundërshtim me ligjin. Nëse i shërben Qeverisë promovohesh. Nëse i shërben krimit të organizuar ngrihesh në detyrë dhe bën karrierë. Nëse lufton bandat dhe kriminelët shkarkohesh nga detyra. Kjo është drejtësia që po instalon në Shqipëri Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

6 COMMENTS

  1. Flasin kta injorantet pd per ligjin ku te gjith mendimet keshillmore i marrin nga gjyqtaret e plepave para se te dalin ne komferenc per shtyp

    • Mua sinqerisht nuk me ha fare per Nazer Seitin. Po fare fare. E di shume mire qe do kishte vazhduar ky muhabet edhe nqs nuk do ishte ekstraduar. Thjesht kta te PD po mundohen te gjejn dicka te mbushin ditet dhe kte e ka kuptuar nje popull i tere qe kjo opozite eshte cope cope. Edhe dicka, mos tju genjej mendja qe jam i majt por nuk ma ha fare per politik thjesht i them gjerat sic jane.

    • Kete e dine edhe studentet e mij te drejtesise qe jane ne vit te dyte fakultet qe eshte nje ceshtje qe i perket drejtesise italiane dhe si e tille nuk mund te hapet ceshtje penale ne Shqiperi. Te mos flasim pastaj per ekstradimin qe u be zhurme kot dhe ishte totalisht konform konventes dhe marrveshjeve te nenshkruara

    • Ore nje pyetje kam per te gjithe shqupistat qe na flasin nen logon e partise demokratike. Ku ishit kur plasi Gerdeci ne Shqiperi dhe Mediu nuk u mor si i pandehur por u be minister? Sot na dilni e na beni si te zgjuar e si te kulluar po populli e di qe i keni duart te perlyer me gjak

  2. Shoku Astrit dhe shoqja Xhuli (besoj qe jeni i njejti person, por kjo nuk ka rendesi) Ju uroj te keni te beni sadopak me drejtesine e pastruar nga vetingu rilindas. Kur t’ju rrjepin sipas tradites me te mire, mos harroni te bertisni fort “urra” per drejtesine rilindase.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here