Krasniqi: Në PS votuan për 5 minuta me zarfa 67 kandidatë për President, por në 13 vite s’kanë gjetur një rival për kryetarin e partisë

0
213

Analisti Afrim Krasniqi deklaroi në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv se mazhoranca po mundohet ta denigrojë konceptin e zgjedhjes së presidentit. Krasniqi theksoi se qeveria ka probleme me konceptin ndaj shtetit.

“Në vend që të jetë një akt solemn, po e denigrojnë. Një parti që brenda 5 minutash voton me zarfa të mbyllur 67 kandidatë për President, por ama në 13 vite nuk ka gjetur një rival për kryetarin e partisë por ka vetëm një individ, tregon që kjo parti ka probleme me konceptin ndaj shtetit.”-tha Kasniqi.

Krasniqi tha se çdo zyrtar i lartë politik që nuk ka krijuar model pozitiv për shoqërinë përtej partisë së vet, nuk meriton të jetë president.

 

“Shqipëria po bëhet një vend i pabanueshëm. Shqipëria ka nevojë për një sinjal shprese për brezin e ri, në një moment të caktuar të reflekohet.“-tha Krasniqi.

 

Nëse Rama me kokëfortësi do të zgjedhë një grua në krye të Presidencës, Krasniqi tha se mazhoranca ka nevojë të rregullojë imazhin e vet.

“Mazhorancë e brishtë. Ka 5 deputetë në listën e zezë të SHBA. Tre prej tyre kanë humbur mandatin, dy ndodhen në burg, kanë imazh negativ nga raportet. S’duan një figurë që e bën më të madhe dosjen e saj në perëndim. Duhet një figurë e pranuar për ndërkombëtarët gjithashtu.”-u shpreh Krasniqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here