Meta në fshatin arbëresh të një prej figurave të shquara të Rilindjes Kombëtare: Krenohemi me përkushtimin për të ruajtur gjallë gjuhën shqipe!

0
78

Presidenti Ilir Meta është ndalur ditën e sotme në fshatin arbëresh Pallagorio. Meta shkruan se kjo është vendlindja e një prej figurave të shquara të Rilindjes Anselmo Lorecchio, kontributor në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai thekson se arbëreshët angazhohen për të mbrojtur këtë trashëgimi të vyer kulturore, pasuri e përbashkët e dy popujve tanë.

“Në fshatin e mrekullueshëm Arbëresh të këmbanave, Pallagorio, vendlindjen e një prej figurave të shquara të Rilindjes Kombëtare, Anselmo Lorecchio, kontributor në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Krenohemi me përkushtimin shekullor të Arbëreshëve për ta ruajtur të gjallë gjuhën, kulturën, traditën e ritet fetare dhe u jemi mirënjohës autoriteteve italiane, që siç e dëshmon edhe Kryebashkiaku i Pallagorio, Umberto Lorecchio, angazhohen për të mbrojtur këtë trashëgimi të vyer kulturore, pasuri e përbashkët e dy popujve tanë”, shkruan presidenti Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here