‘Urdhri’ nga qabeja- Rama president ose farsë për një femër kosovare?!

0
206
Nga Nga Kastriot Islami 
Rama në krye të sektit të tij ka filluar dhe vazhdon shoun për çështjen e presidentit. Rama, me një “seriozitet” të shtirur prej injoranti, po tallet jo vetëm me injorantët e kukullat e grupit të tij parlamentar, por për të krijuar perceptimin e një procesi të gjerë e përfshirës, po përpiqet ta shtrijë talljen edhe në shoqërinë civile e te disa “intelektualë” që çuditërisht besojnë ende farsën teatrale të Ramës duke menduar me naivitet apo pragmatizëm se mund të jenë të paktën kandidatë për president për të rritur “reputacionin e tyre”, deri te shqiptarët e thjeshtë që nuk e dinë mirë se Rama i zotëron votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, ndërkohë që ka në xhep emrin e presidentit të ri, dhe s’ka asnjë nevojë as për vota as për kandidatë.

E gjithë kjo farsë bëhet për të tërhequr në këtë shou-maskaradë mundësisht jo vetëm disa intelektualë apo qytetarë që Rama i shpërfill, por për të futur në lojë opozitën. Ndërkohë që Rama “ka në xhep” opozitën fake, pavarësisht lojërave mes tyre (refuzimeve dhe sharjeve) që kanë rënë dakord paraprakisht për të bërë në publik, po përpiqet me lajka e gënjeshtra dhe deri “lëshime të parëndësishme” të fusë në kurth edhe një pjesë të shëndetshme të opozitës, duke i lënë kohë asaj të bëjë propozime dhe hapësirë kohore për t’u bërë pjesë e kësaj maskarade…

Ndërkohë që Rama, pasi si asnjëherë tjetër ka ndërhyrë me disa lobistë për të përçarë opozitën, ka përjashtuar nga konsultimet për presidentin, përmes një retorike demode, vetëm Komisionin e Rithemelimit të PD (ky mund të konsiderohet një sukses prej këtij Komisioni) sepse jo vetëm e ka të qartë që nuk e mashtron dot Doktorin me këto mashtrime, por madje ka shume frikë prej tij se ia “gris” në publik këtë farsë…

Personalisht jam deklaruar se s’pranoj në asnjë rast të bie në këtë kurth mediokriteti e të turpshëm duke iu bërë me dije miqve të mi të shumtë të mos pranojnë të futen në këtë lojë të neveritshme, edhe sikur Rama t’i joshë duke i propozuar ta hanë “karremin” përmes propozimit të tyre si kandidatë për president… Mendoj se asnjë intelektual i ndershëm nuk mund të jetë kandidat i një sekti hajdutësh, banditësh e kukullash mediokre që me Ramën në krye po përpiqen të tallen me dinjitetin e tyre….dhe që për më tepër e ka ndarë mendjen të zgjedhë një president normal, që për një monstër si Rama do të thotë “president servil e kokulur” që bën çfarë i thotë sekti!

Shqiptarët e ndershëm duhet të kenë parasysh se Rama i ka jo vetëm e votat e nevojshme (duhen në raundin e pestë vetëm 71 vota) por nuk ka asnjë vullnet për të zgjedhur një president konsensual; e gjitha kjo është veçse një farsë mashtrimi si në cdo hap tjetër të qeverisjes së tij 9-vjeçare… madje më e turpshme se “fushata me daulle e tepsi”.

Dy janë mundësitë në fund të kësaj maskarade që i janë vënë Ramës mbi tavolinë:

1) ose Rama do të duhet zgjidhet vetë president sipas një “urdhri” të prerë nga qabeja, dhe për shkak se është konsumuar të zëvendësohet nga “trashëgimtari” i tij, dhe nëse nuk e pranon këtë zgjidhje e nxjerr pengesa, pasojat mund të jenë të konsiderueshme…

2) ose një “femër kosovare”, që e dëshiron vetë Rama, përmes së cilës Rama nga njëra anë kërkon t’i shmanget “urdhrit” të qabesë duke gjykuar nga ana tjetër të vijojë të qëndrojë kryeministër (gjë që duke jo shumë e sigurt) dhe të vendosë si presidente një “kukull servile” që i bindet urdhrave të tij…

Gjithçka tjetër deri tani e në vijim do të jetë një farsë dhe shou teatral, i një cilësie mediokre për çdo shqiptar të ndershëm, duke mos ju qasur as big-brotherit…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here