“Më humbi durimi”/ Evi Kokalari i komenton ambasadores Yuri Kim: Boll u ngatërrove, s’është puna juaj çfarë bëjnë në Parlament!

0
1346

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim reagoi sot pas incidentit në Parlament, ku ish-kryeministri Sali Berisha largoi me forcë nga foltorja deputetin Enkelejd Alibeaj.

Yuri Kim tha se ka ikur koha kur rriheshin apo përziheshin nga foltoret njerëzit që me të drejtë thonin “jo”. Por mesa duket kjo nuk i ka pëlqyer aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, e cila i ka komentuar ambasadores Kim në Tëitter.

“Më humbi durimi”, shkruan Kokalari, teksa poston dhe mesazhin ku i thotë ambasadores Kim të mos përfshihet në këto çështje.

“Boll u ngatërrove. Nuk është puna tuaj se çfarë bëjnë në parlament”, i shkruan Kokalari -ambasadores Kim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here