Tkurrja e popullsisë/ Ines Nurja: Shifrat më të larta se sa deklarohen

0
128

Struktura e popullsisë në vend po shënon ndryshime thelbësore strukturore, të ndikuara nga faktorë të shumë si emigracioni i lartë, plakja e popullsisë dhe dy vitet e fundit pasojat që dha në shëndet pandemia e Covid-19.

INSTAT raportoi së fundmi se popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me 1 janar 2021. Ky është viti i pestë radhazi me tkurrje të numrit të banorëve.

Por, zhvillimi më shqetësues është fakti që në pjesën më të madhe të kësaj tkurrjeje ka ndikuar rënia e numrit të grup-moshës 20-24 vjeç, që është dhe pjesa më vitale dhe në moshë produktive e popullsisë.

Të ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, për të folur më shumë në lidhje me këtë temë ishin Imanuel Çaushi, i cili ka mbaruar studimet në Londër në “Queen Marry Univeristy of London” dhe që aktualisht jeton në Angli, Arbër Kola student/aktivist në Shqipëri dhe Ines Nurja eksperte e Statistikave .

Abër Kola tregoi arsyet se pse ka zgjedhur Shqipërinë në një kohë kur miqtë dhe moshatarët e tij nuk po e bëjnë.

“Ndryshe nga një pjesë tjetër un nuk kam vendosur tëi ki, kam vendosur të qëndroj këtu, pavarësisht se unë jam mjek dhe e ardhmja ime mund t’i përkasë një shteti tjetër perëndimor si Gjermania, Anglia, etj, ku japin një vlerësim të mirë në këtë fushë, por un kam vendosur të rri në Shëipëri.

Të jem aktivist, të ngrejë zërin, të mos e braktis këtë vend sepse ndjenja e përgjegjësisë tek unë është pak më e lartë, le të themi më e fortë, dhe kjo më bën përgjegjës për veten por dhe për të tjerët që largohen.

Unë kam motrën mjeke dhe ka ikur në Gjermani bashkë me të shoqin, ku po japin kontributin e tyre në Gjermani, kjo për shkak se rinia shqiptare e ka humbur shpresën tek kjo qeveri. 100 mijë të rinj e kanë refuzuar këtë qeveri duke u larguar nga Shqipëria dhe kjo për shkak të humbjes së shpresës. Pra, ne jemi braktisur nga qeveria dhe kështu braktisim dhe vendin.”

“Unë kam ikur në Londër në vitin 2015, kam ikur për studime dhe kam studiuar Drejtësi, dhe kushdo që ka pasur mundësinë për tu larguar për studime jashtë në rrethin tim shoqëror e ka bërë. Unë nuk mund të gënjej të them që nuk jam i kënaqur që kam ikur në lLondër për studime sepse niveli atje është shumë i lartë por nuk do thoja që jam radikal që dua patjetër të qendroj vetëm në Londër dhe jo në Shqipëri”, u shpreh Imanuel Çaushi.

Ndërsa ekspertja e Statistikave z. Nurja tregoi se si duhet ta lexojmë një braktisje të tillë të vendit.

“Bazuar në EUROSTAT unë mendoj se popullsia është akoma më pak se ato që paraqiten.

Kjo këmbanë alarmi duhet të kishtë rënë kohë më parë, nuk mund të them që jemi vonë por jemi në momentet e fundit që duhet të bejmë diçka sepse nuk ka kthim më mbrapa.

Shumica e tyre që ikin janë të rinj, pra po ikin ato që janë të aftë për punë dhe për krijimin e një familjeje. Do të vijë një moment që ne nuk do të kemi forcë punëtore dhe ne nuk jemi atraktivë si vendet e tjera për të tërhequr forcë punëtore nga jashtë siç janë vendet e tjera.

Këmbana duhet të bijë fort për të gjithë shoqërinë”, u shpreh ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here