Tiranë/Aksident te sheshi “Shqiponja”

0
141

Motori

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në sheshin “Shqiponja” në Tiranë.

I plagosuri është një efektiv i policisë rrugore. 44G.B ishte duke shoqëruar një autoambulancë me pacientë për në Urgjencën e Spitalit Ushtarak.

Mendohet se për shkak të një frenimi të fortë dhe të befasishëm të motorit ai është aksidentuar. Më pas është transportuar në spital me autoambulancën që shoqëronte.

Mësohet se polici është jashtë rrezikut për jetën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency