Politikani ekstremist donte të digjte Kuranin/ Trazira të forta në Suedi, 26 policë të plagosur dhe 40 të arrestuar

0
116

Në vitin 2022, në vend të një Pashke të lumtur, në disa qytete suedeze pati trazira të dhunshme, shumë të plagosur, djegie makinash dhe beteja rrugësh.

Bilanci i të martës pas Pashkëve: 26 policë të plagosur, mbi 40 të arrestuar dhe 20 makina policie të shkatërruara.

14 persona që nuk kishin asnjë lidhje me trazirat u plagosën gjatë përleshjeve dhe kishin nevojë për kujdes mjekësor.

Tre persona të tjerë u plagosën gjithashtu kur policia qëlloi me të shtëna paralajmëruese.

Shefi i policisë suedeze Anders Thornberg në një konferencë për shtyp të hënën tha: “Kjo ishte më e keqe se trazirat normale”.

Thornberg fajësoi bandat kriminale në një konferencë shtypi të hënën.

Rasmus Paludan, politikani ekstremist i krahut të djathtë planifikoi të digjte Kuranin, të cilin ai e shihte si shkas për trazirat, nuk ishte aspak objektivi i sulmeve.

“Në disa raste ai nuk ishte fare aty. Megjithatë, dyshohet se disa nga të arrestuarit i përkasin mjedisit të bandës. Në shoqërinë tonë ka shumë të rinj që bëhen kriminelë. Duhet ta ndalojmë këtë”, tha Thornberg.

Përfundimi i tij: “Ata donin të vrisnin oficerë policie. Duhet të kërkosh një kohë të gjatë për të gjetur njerëz të tillë të pamëshirshëm.”

Filloi të enjten e Madhe kur ekstremisti danez i krahut të djathtë Rasmus Paludan donte të digjte një Kuran në Linköping. Policia i kishte dhënë leje për ta bërë këtë.

Megjithatë, Kurani nuk u dogj kurrë. Edhe para zjarrit ka pasur sulme ndaj policisë dhe autoambulancave. Policia duhej të evakuonte zonën kur trazirat përfundimisht u përshkallëzuan.

Disa orë më vonë, Paludan donte të digjte një Kuran në qytetin suedez Norrköping. As ky aksion nuk u zhvillua kurrë, pasi që më parë kishin filluar trazirat e para. Disa policë u plagosën, disa makina patrullimi u dogjën.

Të Premten e Mirë, Paludan vazhdoi planin e tij. Tani ai donte të digjte një Kuran në Rinkeby, në veriperëndim të Stokholmit. Trazirat u përhapën.

Paludan përfundimisht udhëtoi për në Örebro. Aty policia dërgoi Paludan në Svea Park. 200 persona u paraqitën menjëherë dhe hodhën gurë. Trazirat ishin veçanërisht të dhunshme këtu.

Megjithatë, Paludan ishte i palëkundur. Të shtunën e Madhe ai donte të digjte një Kuran në Landskrona. Kur aty u mblodhën rebelët e parë, policia dërgoi Paludan në Malmo. Pati trazira në Landskrona dhe në Malmö. Makina dhe goma janë djegur, punonjës policie janë lënduar.

Paludan më pas njoftoi se më në fund dëshiron të djegë Kuranin në Linköping dhe Norrköping të dielën. Megjithatë, ai nuk kishte autorizim dhe nuk u paraqit kurrë. Megjithatë, shpërthyen trazirat.

Në Norrköping, protestuesit hodhën koktej molotovi ndaj policisë, e cila më në fund u përgjigj me të shtëna paralajmëruese dhe plagosi tre persona.

Të hënën policia njoftoi se ishin plagosur 26 policë, u arrestuan mbi  40 persona, disa prej tyre të mitur.

U shkatërruan 20 makina policie, u plagosën edhe 14 persona që nuk kishin asnjë lidhje me trazirat.

Në konferencën për shtyp shefi i policisë suedeze u pyet se përse Paludanit iu dha leja për të djegur Kuranin.

“Ne kishim konsideruar se do të kishte kundërvajtje administrative” tha ai duke mos preferuar të komentojë më gjatë.

“Tani jemi duke u përqëndruar në situatën aktuale, duke kërkuar video dhe prova kundër të arrestuarve”.

Sipas një vendimi në vitin 2020, Paludan në fakt nuk lejohet më të hyjë në Suedi deri në gusht 2022.

Ai e ka anashkaluar këtë ndalim duke aplikuar dhe marrë nënshtetësinë suedeze sepse një pjesë e familjes së tij është nga Suedia.

Rasmus Paludan, me profesion avokat,vjen nga një familje artistësh danezo-suedeze. Në vitet e mëparshme ai ishte aktiv në një parti social liberale, por u zhvendos gjithnjë e më shumë tek e djathta.

Në vitin 2017 themeloi më në fund partinë “Stram Kurs” (kurs i vështirë).

Stram Kurs bën thirrje për dëbimin e të gjithë emigrantëve joperëndimorë në Danimarkë. Përveç kësaj, Islami do të ndalohet në Danimarkë.

Paludan është dënuar disa herë për racizëm në Danimarkë dhe do t’i ndalohet ushtrimi i ligjit deri në vitin 2023.

Familja e tij ndërpreu kontaktin me të. Duke qenë se ka zgjedhje në Suedi në shtator, ai dëshiron të bëjë fushatë për partinë e tij atje.

Në një intervistë për një kanal televiziv norvegjez TV2 të hënën, ai tha se për momentin nuk do të kthehet në Suedi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here