VIDEO/ Shuhen flakët në Fier, problemi i plehrave mbetet sërish

0
166

Flakët e zjarrit, që helmuan për ditë të tëra qytetarët në Fier, më në fund janë shuar.

Tymi është larguar nga zona mëngjesin e kësaj të diele, ndërkohë që një tjetër problem del në skenë për qytetarët fierakë. Nga zona të ndryshme të qytetit raportohet se nuk po mblidhen mbetjet nga koshat e plehrave, për shkak se nuk kanë se ku të depozitohen.

Shumë prej banorëve të zonave përrreth vendit të fushës së mbetjeve, braktisën shtëpitë e tyre, ndërsa kanë nisur të rikthehen sot për të bërë të mundur pastrimin e godinave.

Pavarësisht se situata u konsiderua nga katastrofë mjedisore, ky tymi përfshiu të gjithë qytetin, asnjë prej banorëve të zonave nuk u ngritën në protestë kundër institucioneve të qeverisjes lokale apo qendrore, duke iu nënshtruar në këtë mënyrë fatit të tyre

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here