Ekspertja: Rritja e çmimit të energjisë si pasojë e keqmenaxhimit

0
147

Në një intervistë për RTV Ora, pedagogia Zana Guxholli u shpreh se megjithëse u premtua se çmimi i energjisë nuk do të rritet, në fakt ai po rritet.

Ajo tha se ka një rritje në mbarë botën, por në një vend kaq të varfër dhe të ardhura kaq të vogla, edhe rritja më e vogël është shumë e ndjeshme për më shumë sesa gjysmë e popullsisë.

Guxholli: Megjithëse u premtua se çmimi i energjisë nuk do të rritet, në fakt ai po rritet. Është e vërtetë që është një situatë krize botërore për këtë produkt, por ka të bëjë shumë se si menaxhohet ky sektor. Ne kemi energji ujore dhe 70% të nevojave i plotësojmë dhe vetëm 30% i importojmë. Duhet të kishte pasur një vëmendje më të madhe në këtë sektor. Qeveria Berisha i vuri theksin burimeve të energjisë dhe ato HEC-e që u anatemuan në atë kohë nga opozita e aso kohë, sot si rezultat janë ato që mbulojnë rreth 40% të prodhimit të energjisë në vend.

Ka një rritje në mbarë botën, por në një vend kaq të varfër dhe të ardhura kaq të vogla, edhe rritja më e vogël është shumë e ndjeshme për më shumë sesa gjysmë e popullsisë. Rreth 500 kwh janë një sasi energjia mesatare energjie për familjet, por nuk është e qartë se si do të rritet dhe sa do të rritet tarifa. Është një gjë që të vë në dyshim duke parë procesin. ERRE vendos ngritjen e çmimit të energjisë. Ka biznese që harxhojnë më shumë se sa familjarë  pra 500 kwh dhe sigurisht që do të rritet kostot për këto biznese.

Guxholli shtoi se keqmenaxhimin e këtij sektori i paguajnë qytetarët dhe se duhet të ndërmerren politika afatmesme dhe afatgjata në mënyrë që kriza të tilla të mos ndodhin

Guxholli: Keqmenaxhimin e këtij sektori i paguajnë qytetarët. Duhet të ndërmerren politika afatmesme dhe afatgjata në mënyrë që kriza të tilla të mos ndodhin me një të rënë të lapsit. Rritja e energjisë dhe ujit do të rëndojnë në xhepat e shqiptarëve. Një rritje e çmimit ndikon në fuqinë paguese të familjeve të varfra. Mua më vjen shumë keq sepse ne ekonomistët diskutojmë për këto situata gri, që sipas parashikimeve të ekonomistëve të huaj, kjo krizë do të zgjasë dhe do të shtrihet edhe në vitin tjetër me rritje çmimesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here