“Rishikoni PPP-të, mbroni bregdetin!” Alternativa Civile paraqet projektin e reformimit ekonomik dhe politik të vendit

0
123

Shqipëria është një vend me pasuri nën dhe mbi tokë, por keqmenaxhimi në dekada ka bërë të jetë ndër vendet me varfëri më të madhe.

Përfaqësues të shoqërisë civile janë bërë bashkë për një analizë të realitetit, por edhe për të dhënë alternativat e tyre.

“Një vend prodhues nafte është tërësisht i varur  nga burimet e importit të kësaj lënde, një vend kryesisht bujqësor del se është gati i varur 90%  edhe nga buka prej Rusisë dhe Serbisë, po ashtu është e varur nga Rusia dhe Serbia për ushqimin e pulave e lopëve”.

Në këto 30 vite të demokracisë në vend shumë familje nxituan të ndërtonin vila e banesa, por shumë prej tyre janë bosh, pasi të rinjtë nuk e gjejnë veten në atdheun e tyre.

“Na kanë mbetur çifte të moshuarish që presin me telefon në duar fundjavën për të folur me fëmijët dhe për të përshëndetur nga ekrani nipërit që nuk dinë të flasin shqip dhe mesa duket nuk do të jetë e largët koha se ky vend do të ketë më shumë nevojë për azile sesa për shkolla”.

Korrupsioni me tenderat dhe grabitja e bregdetit janë gangrene që nuk ndalen, ndaj dhe alternative civile jep mendimet për daljen nga kriza.

“Mendojmë për çështjen e inceneratorëve që është dhe kryefjala e ditës sot të bëhet pezullimi i procesit aktualisht dhe fillimi i procedurës për anulimin e kontratave duke qenë se dukshëm është konfirmuar afera korruptive. Zbatimi i një monatoriumi ndoshta 5-vjeçar të kontratave të reja të PPP. Ndalimi i pjesëmarrjes në tenderat me fonde publike të kompanive offshore, rishikimi i ligjit për investitorët strategjikë dhe ndalimi i ndërtimit në bregdet të vilave familjare që nuk i shërbejnë turizmit”.

Në parlament janë 140 deputetë me pagën mbi 140 mijë lekë, por shumë prej tyre janë in-ekzistent.

“Për të garantuar hapjen e listës së kandidatëve, kufizimi me ligj të numrit të mandateve të kryeministrit dhe të presidentit”.

Alternativa Civile thekson se propozimet nuk janë nismë politike, por janë mendime që do t’iu paraqiten qytetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here