Përkeqësohet gjendja, zjarri kalon nga Shëngjini në Velipojë

0
166

Qyteti i Shëngjinit vazhdon të jetë nën pushtetin e flakëve dhe tymit. Gjatë natës në të gdhirë e premtja, flakët kanë përparuar drejt malit afër qendrës së qytetit, ndërsa deri në orën 10 të paradites, asnjë ndërhyrje nga ajri nuk kishte nisur.

Ndërhyrjet vazhdojnë më shumë nga ajri sesa nga toka. Era në Shëngjin ndryshon shpesh drejtim duke favorizuar përhapjen e flakëve në të gjitha anët.

Dy vatra zjarri shpërthyen një ditë më parë në zonën e Shëngjinit duke djegur sipërfaqe të mëdha toke. Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz ose bazë materiale.

Policia e Lezhës pasditen e së enjtes arrestoi edhe autorin e zjarrvënës Preng Përgjoni, 63  vjeç  banues në Lezhë, i cili kishte vënë qëllimisht zjarrin për ripërtëritjen e kullotave.

Ndërkohë, një vatër e madhe  zjarri  ka përfshirë një zonë mes Velipojës dhe Torovicës  në vendin e quajtur Mali Kolaj. Për pasojë me dhjetëra hektarë pyje e shkurre janë shkrumbuar nga flakë.

Zjarri ka nisur pak pas mesante dhe ende vazhdon të ketë zona të përfshira nga flakët. Aktualisht vatra e zjarrit është mjaft  larg zonave te banuara dhe ndërhyrja e zjarrfikëseve është e pamundur për shkak të terrenit të thellë malor.

Flakët janë duke u përhapur ne drejtim të Majës së Zezë  në zonën e Rrjollit të favorizuara dhe nga era. Për fat të mirë gjatë orëve të mesditës ritmi i përhapjes së flakëve ka rënë .

Dyshohet që zjarri të jetë vënë qëllimisht për hapjen e kullotave të reja./ T.Ch

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here