Turizmi në Shqipëri 2022/ Ekspertët: Mungojnë politikat mbi turizmin, ata po ikin në Mal të Zi dhe Greqi

0
652

Turizmi vijoi rikuperimin nga pandemia vitin e kaluar.

Të dhënat zyrtare tregojnë se deri në fund të nëntorit, 5.4 milionë shtetas të huaj hynë në territorin shqiptar, shumica për arsye turizmi.

Ashtu si në vitin kur kulmoi COVID-19, edhe në vitin pasardhës, mbështetja kyçe e sektorit ishte turizmi patriotik.

Kosova shënoi rritje të numrit të vizitorëve, edhe me periudhën e para-pandemisë.

Nga vendi fqinj kanë hyrë gjithsej për janar-nëntor 2021, 2.6 milionë shtetas, me rritje prej 18% në krahasim me 11-mujorin e 2019-s.

Për të njëjtën periudhë, hyrjet nga Maqedonia e Veriut shënuan rënie prej 26%, nga Italia po me 26%, ndërsa tkurrja më e thellë është shënuar nga Greqia, me 55%.

Për të folur më shumë në lidhje me pritshmëritë për turizëm këtë sezon që po vjen ishin të ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, në lidhje me ‘Skype’, Aida Gjeçaj, tour Operator, Përfaqësuese e Shoqatës Kombëtare të Turizmit në të gjithë Veriun dhe Zak Topuzi kreu i Shoqatës Turizmi.

“Jemi përgatirur për një vit të suksesshëm në turizëm pasi viti që lamë pas solli një rikuperim të situatës.

Mund të themi që ishte jashtë parashikimeve dhe zbehja graduale e situatës Covid po krijonte idenë që viti 2022 do të ishte një vit i suksesshëm por lufta në Ukrainë solli një zbehje të situatës.

Përsëriti pasigurinë në rajon dhe këtu nuk është çështja vetëm për turistët rusisht folës, por krijoi ndjenjën e pasigurisë në rajon.

Rritja e çmimeve është e padiskutueshme, pra nuk mund të rriten më, kryesisht po flas për hotelet, dhe pse baret dhe restorantet kanë filluar tashmë të rrisin çmimet.

Këto dy vite të pandemisë pati një rritje të turistëve që vijnë nga rajoni dhe janë disa arsye që ne mendojme se turizmi i këtij viti do të jetë i qëndrueshëm për të vetmen arsye se pandemia solli disa risi, e para: njerëzit lëvizën me mjetet e tyre në territore afër dhe kjo bëri që Shqipëria t’i rezistojë pandemisë.

Problem do të ngelet për këtë vit rritja e çmimeve, por besoj se nuk do ndodhë por do ekuilibrohet nga tendenca që njerëzit do të lëvizin më pak’, u shpreh Topozi.

Ndërsa Gjeçaj tregoi se një ndikim të madh në mungesën e turistëve këtë vit do të ketë dhe biletaria dhe politikat e munguar mbi turizmin në Shqipëri.

“Çmimet do pësojnë rritje mbase jo një rritje të papërballueshme sepse këtë nuk ta lejon as konkurrenca e fqinjëve tanë, por që hoteleria dhe shërbimet do pësojnë njëfarë rritje. Kjo do të bëjë të kemi përsëri ankesat ‘sa shtrenjt veriu dhe jugu’. Kjo do të uli pak konsumin por mes kërkesës dhe ofertës çmimin e përcakton tregu.

Është mëse e vërtetë që disa vende kanë tërhequr linjën ajrore nga Izraeli dhe për këtë aryse ata turistë nuk i kemi më. Ata turistë kanë vajtur na Mal Të Zi, sepse ka dy linja që e mbulojnë këtë fluturim. Plus biletaria te ne është proble , ose nuk egzistojnë, ose janë shumë të shtrenjta, kështu, shumë turistë që duan të shkojnë në jug, shkojnë në Korfuz.

Korfuzi i ka bërë fluturimet natën, me qëllim që të mbjajë klientët e detyruar të kalojnë një natë në Korfuz” u shpreh ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here