Rritja e çmimeve/ Eksperti i ekonomisë: Bordi i transparencës, thjeshtë propagandë

0
115

Për fundjavën çmimi i tregtimit të vajit të lulediellit me shumicë do të vijojë të jetë 315 lekë dhe për shitjet me pakicë 321 lekë për litër.

Bordi përcaktoi javën e kaluar marzh fitimi 2 lekë për grosistët dhe 4 lekë për supermarketet, ndërsa mbledhja e parashikuar ditën e premte nuk u zhvillua.

Pas nisjes të luftës, në tregun e shitjes me pakicë vaji i lulediellit ka pësuar rritjen më të lartë të çmimit në produktet e shportës ushqimore.

Në muajin mars çmimi i vajit të lulediellit u tregtua 330 lekë për litër nga 249 lekë për litër që ishte në muajin shkurt (32,5% rritje).

Për të folur më shumë rreth kësaj rritjeje, e cila prek drejpërdrejt xhepat e popullit shqiptar, ishte i ftuar në Syri Tv në emisionin ‘Kafe Shqeto’, Zef Preçi, ekspert ekonomie.

“Do të doja të kujtoja që ne jetojmë në një ekonomi të tregut të lirë, ku secili individ vendos vetë çfarë të blejë dhe çfarë të shesë, sa ta blejë dhe sa ta shesë.

Ndërkohë kur vjen puna me sa mund ta shesë një individ mallin që prodhon, kuptohet që është tregu që vetë rregullohet.

Ndërkohë, krijimi i bordit është më shumë një përpjekje për të qetësuar turmën e protestuesve, një përpjekje për të bërë presion mbi bizneset, ndërkohë që shqetësimi i vërtetë është të kuptohet se çfarë çrregullimi ka ndodhur në mesin e kërkesë-ofertës.

Sepse është mënyra e vetme qe rregullon tregun.

Unë nuk kam parë prej kohësh të ketë një politikë shtetërorë që bën politika, që analizojnë kostot, imputet bujqsorë, për politika që inkurajojnë prodhimin e këtij produkti në vend, per rrjedhojë mund të krijohej një ofertë që rrit pavarësinë e tregut të brendshëm nga tregjet botërore.

Mendoj, se kemi të bëjmë me një propagandë përmes bordit edhe njëkohësisht nuk hidhet dritë mbi atë çfarë ndodh në këtë treg, askush nuk di sa janë çmimet e importtit, transportit, çfarë ndodh me etiketimin, prodhimin, etj…”, u shpreh Preçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here