“Trena të ngarkuara me municione, tanke që lëvizin në rrugë”/ Armatime të rënda për ushtrinë ruse transportohen përmes Bjellorusisë

0
181

Një prej inteligjencave pro Ukrainës dhe Bjellorusisë, ka njoftuar në kanalin e saj në Telegram se janë parë armatime të rënda të ushtrisë ruse të cilat lëviznin përmes Minskut.

Sipas BBC, disa trena janë ngarkuar me armatime të rënda, ndërkohë që tanke ruse janë pikasur në stacionet hekurudhore mbrëmjen e djeshme në disa qytete të Bjellorusisë si Kalinkavichy, Khoyniki dhe Homel North.

Kamionë dhe tanke u panë gjithashtu në një tren në stacionin hekurudhor Rechytsa në juglindje. Sistemet e raketave kundërajrore dhe mjetet e blinduara u vunë re që prisnin të ngarkoheshin aty pranë.

Gjashtë avionë luftarakë u ngritën nga aeroporti Baranavichy në perëndim të Bjellorusisë dhe disa helikopterë rusë u ngritën nga Machulishchy afër Minskut.

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka qenë aleat i presidentit rus Vladimir Putin gjatë gjithë luftës në Ukrainë.

Rusia ka tërhequr trupat nga Kievi dhe po e zhvendos pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here