Çlirim Gjata: PS përfitoi 2 deputetë nga Aqif Rakipi! Ambasada e SHBA në Tiranë nxitoi kur uroi Ramën për 25 prillin

0
648

I ftuar në Çim Peka Live, anëtari i Komisionit të Rithemelimit ka komentuar vendimin non grata të Thesarit të Shtetit për ish-deputetin Aqif Rakipi dhe pronarin e Ora Neës Ylli Ndroqin.

Gjata është ndalur te ish-deputeti Aqif Rakipi i cili me përfshirjen e tij në proceset zgjedhore i ka dhënë PS-së dy deputetë në zgjedhjet e 25 prillit dhe në këtë mënyrë dihet se kush është përfituesi.

Gjata i ka bërë thirrje edhe ambasadës amerikane në Tiranë që të pranojë se u nxitua me deklaratën e saj për zgjedhjet e 25 prilit, e cila një ditë pas zgjedhjeve lavdëroi Ramën për procesin zgjedhor.

Gjata: Më bënë përshtypje se një ish deputet që është larguar nga parlamenti dhe politika për shkak të dekriminalizimit por meqë thuhet se ka ndikuar politikisht për përfitimie elektorale në zonën e Elbasanit kush janë këta përfituesit, por janë fakte politike që përfituesit janë djali i tij dhe dhëndri pra dy deputetë për PS-në. Mos harrojmë se një ditë pas zgjedhjeve, ambasada e ShBA nxitoi të pranonte dhe të komplimentonte Ramën për fitoren dhe një proces zgjedhor i shkëlqyer. Tani na del se një ish-deputet i përzënë për shkak të dekriminalizimit paska ndikuar politikisht dhe paska qënë PS-ja që ka përfituar. Ata që bënë atë deklaratë të pëlqyeshme të paktën të pranojnë se jemi ngutur pak?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here