Rrëfimi ndryshe i Artan Fugës: Më vjen mirë që vajza nuk zgjodhi profesionin tim. Mes Francës dhe Shqipërisë nuk zgjedh dot

0
129

Akademiku i njohur Artan Fuga ishte i ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel, ku bëri një rrëfim të rrallë për jetën e tij.

Prej vitesh Fuga jeton dhe zhvillon jetën e tij profesionale mes Tiranës dhe Francës, ku këtë të fundit e cilësoi si vendin e lirisë dhe të drejtës së barabartë për të gjithë.

Teksa u pyet se kë do të zgjidhte mes dy vendeve, Fuga tha se nuk do të mundte t’i ndante. “Të dyja, nuk do të mund zgjidhja njerin. Do të vrisja veten”, u shpreh ai, “Kur jam në Francë mezi pres të vij këtu, kur jam këtu duhet të vete atje për gjërat që duhet të bëj”.

Gjatë programit Artan Fuga si rrallëherë foli edhe për familjen e tij të ngushtë. Ai rrëfeu se me bashkëshorten është njohur kur ka qenë kandidat për të dhënë mësim dhe ajo ishte nxënëse.

 

 

Ata janë prindër të një vajze, e cila quhet Alba. Fuga zbuloi se vajza e tij është me profesion inxhiniere dhe për këtë zgjedhje të saj pedagogu është shumë i gëzuar, pasi sikurse ai tha nuk do të donte që e bija të ndiqte rrugën e tij, siç ndodh zakonisht me fëmijët. “Po të ishte bërë filozofe do të isha mërzitur. Nuk kam dashur asnjëherë ta ndikoj, edhe pse pa dashje mund ta kem bërë”, tha ai.

Mbrëmja në “Dola te Ola” u shoqërua edhe me muzikë të mirë, ku vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, zgjodhën baladën e mrekullueshme “Kënga e fundit” për të përshëndetur akademikun Artan Fuga.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here