Meta flet nga Shijaku: Do ta mbaj fjalën, do të shkoj edhe në Vlorë, të festoj me qytetarët…

0
116

Presidenti Ilir Meta, teksa ndodhej në Shijak, dha një intervistë për median, ku i pyetur nga moderatorët dhe gazetarët se ku do të jetë ndalesa e radhës, Meta tha se do të shkojë edhe në Vlorë, siç ka dhënë fjalën.

Ai vlerësoi se procesi zgjedhor po ecën shumë mirë deri tani.

Do ta mendoj se shikoj telefonin dhe kur vjen ndonjë informacion, shumë ja çoj Drejtorit të SHISH. Procesi po ecën shumë mirë dhe nuk duhet t’u japim prioritet këtyre gjërave të vogla. Unë ndërkohë në zyrë jam, përderisa kam celularin me vete, në zyrë jam. Do të shkoj në Vlorë. Patjetër që do të shkoj. Kam dhënë fjalën. Por kemi kohë deri atëhere. Si të mos e mbaj fjalën unë? Do të shkojë për të festuar me Vlorën, me vlonjatët, me të gjithë shqiptarët kurorëzimin me sukses të një procesi shembullor. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Vlorës të ecin drejt kutive me qetësi, vendosmëri dhe dashuri të madhe për Vlorën dhe Shqipërinë”,- tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here