Ngjarja te “Sheshi Skënderbej”, reagon Policia: Shoferi i droguar, përplasi 3 makina…

0
97

Drejtuesi i automjetit i cili u fut me makinë në zonën e këmbësoreve në Sheshin Skënderbej në kryeqytet, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve, ishte i droguar, konfirmoi Policia.

“Në sallën operative ka ardhur njoftim se në sheshin ‘Skënderbej’, një drejtues mjeti ishte duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.  Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe qytetarë të rastit kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e drejtuesit të mjetit, shtetasit Arben Mema, 32 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore.  Nga verifikimet paraprake të Policisë nuk ka persona të lënduar dhe dyshohet se drejtuesi i mjetit është nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis”, njoftoi policia.

“Ky drejtues mjeti fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin ‘Skënderbej’ duke rrezikuar seriozisht qytetarët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shtuan të njëjtat burime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here