Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, arrestohet me urdhër të SPAK 35-vjeçari me dy emra në Vlorë

0
169

Një 35-vjeçar me dy emra Aldo (Ksandri) Tushaj është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës, me urdhër të SPAK.

Policia bën me dije se 35-vjeçari është pjesë e një grupi kriminal dhe GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Materialet u referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “FIVE”. Operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, nën drejtimin e SPAK-ut. Kapet në Vlorë, një prej të kërkuarve në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë bënë kapjen e shtetasit në kërkim A.(K). T., 35 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ”SPAK”, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Materialet u referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here