Gjendet pas dy ditësh 16-vjeçarja nga Cërriku, por shokon prindërit në Polici…

0
214

U zhduk nga shtëpia për dy ditë, por gjendet dhe bën deklaratë shokuese 16 vjeçarja nga Cërriku.

Policia e Elbasanit njoftoi se e bëri të mundur gjetjen dhe identifikimin e një adoleshentje e cila ishte larguar nga banesa 3 ditë më parë, banuese në fshatin Shkozë. Ishte babai i saj,  A.A, vjeç 48, që njoftoi se i ishte larguar nga banesa vajza B.A, vjeç 16.

Burime policore bënë të ditur se e gjetën vajzën, pa sqaruar se ku. Por pasi është gjetur, ajo i ka tronditur prindërit, pasi ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj.

Pas deklarimeve, Policia ia ka dorëzuar vajzën familjarëve. Për hetime të mëtejshme m aterialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here