Legalizimi i kanabisit / Berisha: Rama po legalizon rrënimin e vendit dhe krimit

0
102

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë me gazetarët, ku e ka konsideruar të dëmshëm vendimin e qeverisë për legalizimin e kanabisit.

“Sot jam këtu në një bisedë me ju ë pari dhe para të gjithash për vendimin absolutisht të dëmshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, që Edi Rama po merr për legalizimin e kanabisit.

Është një vendim për legalizimin e krimit, vrasjeve, drogimit të të rinjve dhe të popullatës, rrënimit të shëndetit fizik dhe mendor, si dhe të identitetit të shqiptarëve, reputacionit të tyre.

Unë në formimin tim si mjek, por edhe si politikanë, kam lexuar gjerësisht për kanabisin, jam plotësisht i vetëdijshëm se vaji i kësaj bime, apo nënproduktet përdoren për lehtësimin e ankthit, në këtë kontekst të dhëna nga mjekët nuk kanë ndonjë pasojë.

Por studimet kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore, dhe në proceset e trurit, kanë faktuar se shumëfishon, çfaqjen e psikozave më të rënda. Kanë faktuar se jep ndryshime në trurin e përdoruesve. Kanabisi ka të paktën 50 lëndë kimike, që nuk dihen se çfarë shkaktojnë në trurin e njeriutd”, tha mes të tjerave Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here