Çmimet në Shqipëri, ekonomisti Shano paralajmëron: Do vijojë rritja, qeveria derdhi para në pandemi, pasojat do i vuajmë për 3-4 vite

0
112

Ekonomisti Dritan Shano deklaroi se në një parashikim afatmesëm shqiptarët do të vijojnë të përballen ende me rritje të çmimeve. I ftuar në rubrikë “Opinion” në News 24, ai u shpreh se derdhja e parave nga ana e qeverisë gjatë pandemisë do të vijojë të ketë pasoja edhe për 3-4 vitet e ardhshme.

Pjesë e diskutimit:

Sa rrezikojnë shtyllat themelore të ekonomisë së vendit?

Në afatmesëm ne do vazhdojmë të përballemi me rritje çmimesh, sepse gjatë pandemisë ndodhi ajo që nuk kishte ndodhur për shumë kohë, derdhja lumë e parasë nga qeveria shkaktoi këtë situatë që ndodhemi sot dhe efektet e saj do vijojnë për 3 deri në 4 viteve, pavarësisht luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo ka të ngjarë të përdoret si mbulesë midis dijenisë së njerëzve për atë që kanë bërë qeveritë dhe kjo rritje çmimesh po ndodh për shkak të veprimtarisë së qeverisë dy vite më parë, para se të niste lufta. Efekte në ekonomi ndihen edhe për shkak të sanksioneve që BE ka vënë ndaj Rusisë, por koha në të cilën ndodhemi bën që ti ndjejë më shumë Europa se Rusia. Shqipëria është krejtësisht e ekspozuar nga pikëpamja e ekonomisë ndaj zhvillimeve në Europë.

Do ndikojë vetëm te konsumatorët?

Modeli i zhvillimit të vendit është i bazuar mbi konsumin, kështu që kjo e çon konsumatorin shqiptar të konsumojë më shumë, vitet e fundit është vënë re një rritje e turizmit që sidoqoftë është sektor terminal, kemi rritur numrin e turistëve nga jashtë, por duke qenë një periudhë e vështirë çmimesh edhe jashtë, dhe ky sektor i rëndësishëm mendoj se do ta ndjejë këtë goditje që është duke ndodhur. Natyrisht që konsumatorët janë ata që paguajnë shtrenjtë, edhe gabimet e qeverisë. Rritja e çmimeve dhe inflacioni, varfëron konsumatorin dhe pasuron qeverinë.

Masat që ka marrë qeveria vlejnë? Apo janë më shumë për të qetësuar?

Janë dy gjëra të ndara, ajo që qeveria paraqet si paketë rezistence ka qene e parashikuar në buxhetin e shtetit, për sa i përket bordeve i gjej ato si të pavend dhe instrumente komuniste. Bordet janë replikë e komisionit të planit të shtetit.

Po në rastin kur nuk e kemi treguan as të lirë as të ndershëm?

Qeveria ndërton borde për të fshehur bashkëpunimin e saj me oligarkët se shpjegim tjetër këtu nuk ka këtu. Të ardhurat qeveria po i përdor për të financuar PPP, nuk i përdor për të zbutur këtë krizë. Duke mbajtur të fiksuar çmimet mban në jetë dhe bizneset që mund të kishin falimentuar, por në një ekonomi të lirë duhet që dikush të falimentojë se ndryshe nuk kuptohet se kush po ia del.

Situata politike në vend/ PD kur e merr formën tamam?

Mendimi im pa filtra, PD do marrë formën e saj kur të shkëputet nga e shkuara dhe modelin e të berit politikë të Berishës apo Bashës. Ky proces nuk duket se po fillon, dhe duke e mbajtur të mbërthyer partinë në këto duar, ky proces shtyhet deri në 2025. Janë modele të shteruar politike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here