Aksioni i SPAK në kufi, Zyrtarët e kufirit merrnin para për të lejuar kontrabandën. Deri në 8 mijë euro fitimi

0
127

Prokuroritë e Shqipërisë dhe Kosovës kryen një operacion të përbashkët që çoi në pranga 32 punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, duke përfshirë edhe Drejtorin e kësaj Drejtorie.

Funksionarët kufitarë janë arrestuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme, ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre në vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar, si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Kontrabanda shkakton furtunë arrestimesh në drejtorinë kufitare të Kukës, 32 policë mes tyre drejtori në hetim
Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht deri në 10 euro, të cilat i ndanin më pas me njëri tjetrin në fund të turnit.

Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur 34 masa sigurie, nga të cilët 32 janë policë. ‶Arrest në burg‶ është vendosur për 17 persona (punonjës policie) ‶Arrest në shtëpi‶, për 14 persona shtetas dhe punonjës policie ‶Pezullim nga detyra‶, 3 persona punonjës policie.

Operacionit i fundit i koduar me emrin “Pika 2” i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” informon policia e Kosovës.

Mediat kosovare informojnë se po arrestohen zyrtarë policorë në pikën kufitare në Vërmicë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here