Mori një arkë peshk, një celular dhe 1 mijë euro/ GJKKO dënon Rovena Vodën me 10 muaj burg

0
109

GJKKO ka dënuar me 10 muaj burg ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda për akuzën “korrupsion pasiv”. Bashkë me të, GJKKO ka dënuar me burg Majlinda Hasanin dhe Florida Beun, për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në total, për të reja, GJKKO ka dhënë 1 vit e tre muaj burg pas pranimit të gjykimit të shkurtuar.

Deri më tani Voda është gjykuar nga GJKKO pasi ishte dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpiak”, kështu që pavarësisht vendimit të shkallës së parë, ajo nuk do të shkojë në qeli deri sa vendimi të marrë formën e prerë duke u konfirmuar edhe nga apeli pas ankimimit.

Hetimet

Nga hetimet ka rezultuar, se ish-zv.ministria ka zhvilluar një takim me Florida Beun dhe Hasanin në ambientet e ministrisë së brendshme. Nga përgjimet e prokurorisë ka rezultuar se, Beu i ka kërkuar ish-zv.ministres që ta punonjës pranë ministrisë së brendshme në postin e Juristet, por Voda nuk e ka marrë përsipër duke i garantuar vetëm një vend si specialiste.

Pas kësaj ish-zyrtarja ka telefonuar një person në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregullojë si specialiste. Po kështu gjatë përgjimeve është regjistruar një bisedë mes Majlindës dhe Floridën dhe sipas prokurorisë, rezulton se i kanë dhënë shumën prej 1 mijë euro zyrtares të futur në një zarf.

Në përgjimet telefonike ka rezultuar se, Florida i thotë Majlindës që më ngeli mendja se mos duheshin më shumë para, për të futur në një vend pune më të mirë. Një tjetër episod në dosjen e prokurorisë është momenti kur Hasani i thotë Florida Beut se leku e hedh ujin përpjetë, e se tani Rovena na përgjigjet menjëherë.

Nga vëzhgimet e në terren ka rezultuar se në 28 shkurt 2020, të tre gratë janë takuar në Ministri dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende punë. Pas kësaj ajo ka telefonuar nënën dhe i ka thënë se me lekët që do i sjellë Gerti do i japë diçka Rovenës që ta ndjejë si detyrim.

Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë peshk. Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK Rovena ka marrë dhe një aparat telefoni. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi.

Kjo aferë korruptive u zbulua gjatë hetimit për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi. Florinda Beu është motra e Emirjan Beut, i cili është arrestuar për rastin e korrupsionit të prokurorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here