Këlliçi: Kuvendi i 30 prillit, mundësi shumë e mirë për bashkimin e demokratëve

0
214

Për deputetin e Partisë Demokratike Belind Këlliçi, 30 Prilli është një ditë ku demokratët duhet të bashkohen pavarësisht ndasive të krijuara gjatë kësaj kohe. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Belind Këlliçi, deklaroi se në Kuvendin Kombëtar, i cili do të mbahet në fund të muajit do të ketë ftesë për çdo deputet demokratët.

Belind Këlliçi bën me dije se do të jenë delegatët e Kuvendit të 30 Prillit që do të vendosin se kush do ta drejtojë Partinë Demokratike.

Këlliçi hodhi poshtë akuzat se po përjashtohen nga procesi I riorganizimit të Partisë, anëtarët e PD që kanë mbështetur Lulzim Bashën.

Në 20 Prill do të mbahen zgjedhjet për kryetarët e degëve të PD-së, ndërsa 10 ditë më vonë në Kuvendin Kombëtar do të zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here