Incineratorët/ Rama ‘mbyll sytë’ para ligjit, paguan miliona për personat në kërkim

0
151

‘Kryeministri Edi Rama insiston se qeveria e tij do të vijojë të paguajë për kompanitë konçensionare të inceneratorëve edhe pse ligji i koncesioneve qartësisht i jep mundësi qeverisë ta zgjidhi një kontratë që nuk zbatohet.

Gjatë një konference për shtyp të enjten, Rama deklaroi se ligji nuk e lejon qeverinë të anullojë kontratat koncesionare me kompanitë e inceneratorëve dhe qeveria e tij do të vazhdojë të paguajë edhe pse pronarët janë në kërkim nga drejtësia.

Qeveria nuk vepron si gazetë, as nuk vepron dot në bazë të reagimit në dukje krejt të natyrshëm individual,” tha Rama.

Se si individ nëse doni ta dini, si individ jashtë barrës së kësaj zyre mendoj si ju; që çne këta… Por, ligjërisht kjo nuk bëhet dot,” shtoi kreministri në një konferencë për shtyp për prezantimin e gjetjeve të Këshillimit Kombëtar.

Sipas Ramës këto kontrata do të vijojnë të jenë aktive dhe qeveria do të paguajë për kompanitë deri sa të ketë një vendim të formës së prerë nga gjykata, edhe pse për shkak të akuzave për pastrim parash dhe korrupsion ndodhen pas hekurave një ish-ministër dhe një ish-deputet i PS-së, të përfshirë në këtë aferë.

Rama tha se si individ dhe ai mendonte se nuk duhej të vijonin kontratat, por si kryeministër ishte i detyruar të zbatonte ligjin.

Ne jemi në të njëjtën anë bashkarisht në reagimin e arsyes së një bisede mes njerëzish që s’kanë përgjegjësi,” tha ai, por shtoi se “nuk mundet dot që qeveria të ndërpresë kontrata bazuar mbi procese që nuk kanë përfunduar. Është e ndaluar me ligj”.

Megjithatë, leximi që kryeministri i bën ligjit për koncesionet është miopik dhe kreu i ekzekutivit bën një si qorr ndaj faktit se qeveria mund ta zgjidh një kontratë koncesionare.

Ndryshe nga pretendon Rama, neni 36 i këtij ligjit parashikon se rastet kur zgjidhet kontrata me palëve kontraktore. Në pikën b, të nenit 36 shkruhet se secila palë ka të drejtë të prishë kontratën nëse “ka shkelje serioze nga pala tjetër dhe se kjo palë nuk mund ta korrigjojë këtë shkelje brenda afatit kohor dhe në mënyrën e përcaktuar në kontratë”.

I pyetuar në lidhje me deklaratën e kryeministrit, Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim pranë Këshillit të Ministrave, Endri Fuga, deklaroi se Rama nuk ka tagër ligjor të bëjë konstatimin e shkeljes së kontratës.

Kryeministri foli qartë kur tha që ligji nuk i kërkon e as lejon kryeministrit konstatimin e shkeljes serioze dhe që procesi në fjalë nuk ka asnjë vendim të formës së prerë ndërkohë,” tha ai.

Me urdhër të SPAK tashmë  janë vendosur në sekuestro dy inceneratorët nga tre të tillë që po ndërton qeveria me skemën konçensionare, pas të cilave fshihen të njëjtët persona përfitues. Ndërkohë, qeveria vazhdon të bëjë pagesa drejt kompanisë koncesionare për inceneratorin e Tiranës, i cili është gjithashtu nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Javën që shkoi Alqi Bllako, deputet i PS-së, la mandatin dhe u dorëzua në polici me akuzën për shpërdorim detyre dhe përfitime të paligjshme lidhur me inceneratorin e Fierit por dhe atë të Tiranës, ku babai i tij figuronte i punësuar.

Bashkë me Bllakon 9 zyrtarë të tjerë u lanë në arrest me burg dhe arrest shtëpie, me akuzat për shpërndorim detyre në dhënien e kontratës së Fierit. Ndërkohë u shtuan akuzat për ish-ministrin Lefter Koka, i cili ndodhet në burg për inceneratorin e Elbasanit.

Klodian Zoto dhe Stela Gugallia, dy nga personat përfitues të këtyre kontratave ndodhen në arrati, ndërkohë që kompanitë e tyre vijojnë të paguhen rregullisht nga qeveria shqiptare në bazë të kontratave që janë nën hetim./ reporter/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here