Përgjimet: Aneksi 8 mor burrë, i thuaj Gazit të takohemi në orën 4/ Beqaj fliste me sekserin e tij përmes celularit të shoferit

0
371

Lapsi.al raportoi një ditë më parë për eferën e re në të cilën dyshohet si i përfshirë Ilir Beqaj dhe njerëzit e tij të besuar. Sot publikojmë pjesë nga përgjimet e kryera nga SPAK në kuadër të këtij hetimi. Për të humbur gjurmët Beqaj komunikonte kryesisht me sekserin e tij Ermal Kurtulaj përmes celularit të shoferit, Arben Dani.

30. Nisur nga komunikimet e shtetasit Ermal Kurtulaj me shtetasin Fisnik Fili (administrator i ME NAM SHPK, biseda dt. 10.11.2023), jane verifikuar blerjet kryera nga shogeria Me’NAM SHPK me qellim verifimin nese ka kryer ndonje blerje tek te trete (subjekti final nga i cili dyshohet se shtetasi Ermal Kurtulaj sipas bisedes, do te marre shumen e faturave si me siper, total 325,916 lek apo subjeki ku kjo shume do te shkoje). Jane shkarkuar nga sistemi E-Fiskalizimi faturat e blerjeve te shoqérise Me’NAM SHPK, por deri n daten 18:12.2023 nuk shte evidentuar ndonje fature blerje lidhur me komunikimet më siper, por qe bazuar ne komunikimet midis shtetasve Ermal Kurtulaj dhe Fisnik Fili, nuk shte realizuar akoma. Keto fatura rezulton te jene leshuar nga shtetasi Fisnik Fili, por nẽ fakt i perkasin restorantit “Gzona” dhe keto veprime jane kryer per gellime ge te fshihet lidhja mes Gones dhe shetasit llir Begaj qe shte dhe vete Drejtori i SASPACU-t që monitoron keto projekte. Fakti qe shtetasi Ermal Kurtulaj eshte i angazhuar ne menaxhimin dhe administrimin e restorantit GZONA, rezulton edhe nga biseda te tjera qe shtetasi Ermal Kurtulaj ka, ku vlen te theksohet biseda me numrin cel: 69*** me shtetasin Amarildo Deda eshte ekonomisti i Gzones ku flasin per te justifikuar nje fature.

31. Gjate hetimeve kanë rezultuar dhe biseda te shtetasit Ilir Beqaj nepermjet perdorimit te telefonit te shtetasit Arben Dani, shofer prane SASPAC, shofer i shtetasit Ilir Beqaj, me Ermalin, ku Iliri i kerkon qe te lidhet me Gazin nese eshte ne Tirane, me qellim per tu takuar, nderkohe qe Gazi rezulton te jete ne Lezhe. Nga analiza e bisedes se pare te dt. 06.12.2023, ku shtetasi llir Beqaj i kerkon shtetasit Ermal Kurtulaj te lidhet me shtetasin “Gazi”, dyshohet se behet fjale pikerisht per shtetasin Gazmend Prenga, administratorin e restorantit Gzona. Kjo pasi ne daten 06.12.203 reth ores 23.21 Ermali flet me Gazni ku i kerkon nëse e mban bllokun qe mban shenimet tona dhe ai thote po eshte tek puna dhe nga biseda kuptohet qe bejne llogari ne lidhje me leket qe eshte investuar te pakten nga ana e Ermalit dhe jo vetem. Nisur nga kjo bisede, mbështeten dyshimet se shtetasi Ermal Kurtulaj edhe pse ligjerisht nuk figuron në administrimin e restorantit Gzona, faktikisht ai ka berë investime atje dhe fakti qe referimi bëhet ne numrin shumes ngrihen dyshime dhe per interesa të shtetasit Ilir Beqajt ne ate restorant. Keto dyshime lindin edhe nga biseda e realizuar nẽ datên. 14.12.2023, 11:33, midis Ermal Kurtulaj nr. 68**** dhe nr.
068**** (identifikuar si nr. i shtetasit Arben Dani por ne kete bisede flet shtetasi llir Beqaj nga ky numer):
А: 68****
B: Ermali!
A: Udhero, alo!
B: C’ështe ky mor burr aneksi 8? (nje person tjeter futet ne bisede: “Nje sekond”)
A: Me ngjon?
B: Nje person tjeter futet ne bsiede: “Po, po”) ..Aneksi 8 nuk eshte ky qe kerkohet vella!
A: Aty aty e kisha te regjistruar me aneksi 8 un kte.
B: Po mir po po te them kerkohet i tabele me investime tani sikur se si ca kerkohet, futja kot dhe ti
A: Une e pash ate dosjen qe kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.
B: Ca kerkohet vila, ti e di ca kerkohet pse ia fut kot?
A: Po mir okej.
B: Tabelen e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejm ku eshte ku s’esht te oferta nuk ka rendesi degjo.
A: Po pra po.
B: I thuj nqoftese mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.
A: Nga ora 4 e mbrapa?
B: Po, nqoftese mundet.
A: Mir, po Gazin?
B: Gazi, pra Gazi po t them.
A: A per Gazin se se degjova fjalen prandaj mendova, mir ne rregull atehere.
B: Tjetri po ashtu.
A: Edhe ai tjeteri po ashtu.
B: Po.
A: Mire atehere okej ne rregull pra.
B: Po sido qofte flasim dhe bashk ne darke.
A: Ne 1?
B: Po.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here