Inceneratorët/ Tabaku justifikon Ramën: Më shumë i paaftë se sa i korruptuar

0
158

 

Në mënyrë TE CUDITSHME, Tabaku e vë në dyshim faktin se Edi Rama është i korruptuar. Për të, Rama më shumë është i paaftë.

Madje në postimin e saj, ajo shkruan se Rama është i paditur.

“Ose është i korruptuar ose i paaftë; përndryshe nuk shpjegojet mbrojtja politike që i bën 3 personave në kërkim

Megjithëse një ministër i tij u arrestua dhe më tej një tjetër deputet i vendosur po prej tij u arrestua për aferën e inceneratorëve, Ndonëse komisioni hetimor provoi në sy të shqiptarëve lidhjet okulte të anëtarëve të qeverisë dhe gjithashtu procedurat korruptive që ka ndjekur Grupi Strukturuar Kriminal në lidhje me inceneratorët në Elbasan, Fier dhe Tiranë, Rama thotë do t’i vazhdojë pagesat!

Me gjithë këto prova të qarta në dritën për diell kryeministri vazhdon të sillet si i paditur duke përdorur alibi qesharake për të paguar ende me taksat e shqiptarëve vjedhjen e shekullit prej 430 mln eurove.

Ai vazhdon të refuzojë ndërprerjen e pagesave megjithëse asnjë gjykatë në botë nuk do të ndëshkonte vendin tonë në një rast si i inceneratorëve. Por ai Arbitrazhin e përdor sot si alibi për të frikësuar qytetarët dhe për të vazhduar pagesat në kurriz të tyre,” shkruan Tabaku.

Kujtojmë se komisioni hetimor për inceneratorët, i drejtuar nga Tabaku, u kritikua pasi u përdor më së shumti për zhurmë dhe për të shfryrë mega-aferën e djegësave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here