Bushati: Ka një projekt amerikan për të mbështetur satrapin Rama!

0
199

Andi Bushati dhe Mustafa Nano, kanë debatuar lidhur me ndërhyrjen e amerikanëve në politikën shqiptare.

Bushati thotë se ka një plan amerikan për të mbështetur me çdo kusht “satrapin Edi Rama”, ndërsa Mustafa Nano mendon se problemet janë lokale.

Pjesë nga debati në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Mustafa Nano: Kur u shpall non grata Berisha, ai mund të largohej dhe PD mbetej. Berisha largohej dhe PD mund të bëhej më e fortë. Pra gjithçka ndodhi, është produkt i një loje lokale.

Andi Bushati: Absolutisht jo. Prandaj solla shembullin e Klodian Rashës dhe Dvoranit. Të sjell rastin e Ilir Metës, që i thonë mos mbaj flamurin amerikan. Ata po godasin në mënyrë sistematike çdo njeri që i prish punë Ramës. Nëse mban mend, pas zgjedhjeve, opozita kishte dy opsione, ose ato bandat e Elbasanit ti denoncojmë, ose të futemi në parlament. Cili i leverdiste Ramës? Opsioni i një opozite fasadë. Ata thanë po godasim versionin radikal. Këtë e kanë ndjekur non-stop. Ka një projekt për të mbështetur një satrap. Berisha-Meta, janë faktorë dytësor.

Mustafa Nano: Pra Berisha na ka mbrojtur nga satrapi?

Andi Bushati: Jo, jo, Berisha luan për për interesin e vet.
Sali Berisha, një nga ato që thuhej nga DASH, është munduar të pengoj drejtësinë. Një palaço i sotëm, Erion Veliaj, e degradoi aq keq drejtësinë, sa mori 6 vendime për Federatën gjykata. Nuk i dhëmb që Veliaj e ka bërë pazar të ndyrë drejtësinë. Erion Veliaj mori 6 vendime. Dhe këta i pengon Berisha për reformën në drejtësi? Dhe jo Erioni që e ka futur në xhep?

Mustafa Nano: Po thua gjënë më të fortë, që ka një projekt amerikan për të kalçifikuar Ramën. Bushat, problemet janë lokale dhe kanë nisur që në vitin 2013. Në atë vit kishte një shans për ta reformuar Partinë Demorkatike. Por, aty u mor vendimi që lideri i vjetër nuk iku dhe mbeti kryetar de facto. Brenda kampit opozitar nuk u çua asnjeri.
Kjo është një parti e vdekur, e mbaruar. Nuk i thotë një njeriu të vdekur, largohu. Ai ka qenë komanduesi në hije. Basha ka qenë një pupac. PD ëhtë parti e mbaruar, në funksion të një njeriu. Ai do të fitojë tani dhe pastaj kur të humbasë zgjedhjet, do të thotë mi vodhi mafia. Partia do të vijojë të jetë në funksion të atij njeriu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here