Ndodh edhe kështu/ Qytetarët braktisen në Kakavijë, dy të moshuar sëmuren, Gent Cakaj fik telefonin

0
91

Dy të moshuar në Kakavijë, në pritje për të kaluar kufirin janë nisur drejt spitalit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Në Kakavijë situata është kaotike për shkak të radhëve të gjata që janë krijuar prej ditësh.

Qytetarët shqiptarë janë në pritje për të kaluar në Greqi. Mësohet se nga pala greke nuk po punohet me kapacitet të plotë. Po ashtu temperaturat e larta vështirësojnë më shumë pritjen e tyre.

Ndërsa temperaturat shënojnë 40 gradë celsius, situata vështirësohet edhe më shumë për qytetarët që janë lënë në mëshirë të fatit në Kakavijë. Ata shprehen të revoltuar për organet kompetente.

“Kam ardhur që në 2 të mëngjesit, kemi ecur vetëm 500 metra, policët bënin indiferentin na thoshin që s’kemi ç’të bëjmë”, thotë një qytetar i revoltuar.

“Kemi ardhur që në orën 1, s’kemi as ujë për të pirë, kemi nevojë të shkojmë për nevoja personale, s’dimë si t’ia bëjmë”, u shpreh një grua në pikën e kalimit kufitar me Greqinë.

“Kam ardhur që në orën 1 e gjysmë, është shumë keq nuk lëviz fare, se dimë a do të lëvizim apo jo, po presim në mes të vapës”, tregon një qytetar tjetër.

Ndërkohë mediat raportojnë se në kulmin e shqetësimit të qytetarëve, Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka fikur telefonin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here