SHBA sanksione ndaj vajzave të Putinit dhe familjes së Lavrov

0
145

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në dakordësi me vendet e G7 dhe Bashkimin Europian, prezantuan sanksionet e reja ndaj Rusisë për ta dënuar atë për krimet e luftës në Ukrainë.

Në shënjestër përfunduan vajzat e Presidentit Vladimir Putin, Maria dhe Katerina, bashkëshortja dhe vajza e ministrit të Jashtëm, Sergey Lavrov. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se kjo bëhet për të ndëshkuar elitat e politikës ruse, pasi përdorin anëtarët e familjeve për të fshehur pasuritë e paligjshme në vendet e huaja, të cilat tani do të bllokohen.

Në sanksionet amerikane përfshihet ndalimi i investimeve të reja në Rusi, masa të ashpra financiare ndaj bankës më të madhe private Alfa Bank dhe institucionit financiar Sberbank.

Objektivi, thonë zyrtarët amerikanë, është që të krijohet një krizë e madhe financiare për Moskën. Në këtë linjë, edhe Britania e Madhe njoftoi sanksionet e reja me embargo ndaj naftës e qymyrit rus dhe duke ngrirë asetet e bankës më të madhe private të Moskës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here