Reshje dhe rrufe në të gjithe vendin, kur pritet të fillojnë

0
129

Ashtu siç paralajmëroi edhe Meteoalb të hënën, vendi pritet të përfshihet nga reshje shiu si edhe rrufe gjatë ditës së nesërme.

Reshjet pritet të nisin gjatë orëve të para të ditës në veri-perëndim, ndërsa me kalimin e orëve do të shtrihen thuajse në të gjithë territorin.

Për t’u theksuar vlen fakti se gjatë ditës së nesërme, reshjet do të shoqërohet edhe me rrufe kryesisht në pjesën e Ultësirës Perëndimore.

Pjesa me të verdhë dhe blu, zona që pritet të përfshihet nesër nga reshjet e shiut.

Sa i përket temperaturave të ajrit, pritet që gjatë kësaj pjese të javës të jemi me temperatura relativisht të ulëta. Minimumi në zonat malore do të regjistrojnë vlerën edhe -1 Gradë Celsius ndërsa maksimumet deri në 16 Gradë Celsius.

Pas ditës së enjte kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që të shkojnë deri në 20 Gradë Celsius.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here