Polemika dhe tension në gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Vllaznisë

0
103

Ndeshja tjetër gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Vllaznisë përfundoi në barazim pa gola. Më shumë se gjysmëfinale u pa një ndeshje ku të dyja skuadrat kishin frikë të humbisnin edhe pse të kuqtë bënë diçka më shumë për të shënuar në “Elbasan Arena”.

Në pjesën e parë ishte Partizani më insistues dhe iu afrua golit me Skukën apo Esat Malën pa arritur të shënojë kuadratin e portës. Vllaznia pretendoi për një penallti në fund të pjesës së parë por që për arbitrin nuk kishte asgjë.

Fraksioni i dytë i ndeshjes shikon shkodranët në rritje që tentojnë me disa raste të pasakta teksa në minutat e fundit të kuqtë mund të shënonin me Skukën dy herë por njëri rast, topi përfundoi në shtyllë. Edhe Vllaznia kishte mundësi në minutat shtesë në një kundërsulm për të gjetur golin me Heriç por që nuk e arriti pasi topi u devijua.

Pikërisht në shtesë plas dhe “bomba” pasi Aralica shënon me kokë një gol që duket I rregullt por arbitri e anulon me VAR. Një vendim që do të shkaktojë polemika të mëdha në fushë dhe pas ndeshjes.

Partizani dhe Vllaznia barazojnë në gjysmëfinale mes polemikave

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here