Urdhri i Prokurorisë mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kur pritet të arrestohet Alqi Bllako?

0
131

Arrestimi i deputetit të PS, Alqi Bllako pritet të bëhet gjatë pasdites së kësaj të enjte.

Syri.net mëson se urdhri për ekzekutimin e masës së arrestit të Bllakos ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Deputeti i PS, i cili ditën e djeshme dorëzoi mandatin e deputetit, akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion për çështjen e inceneratorit të Fierit’.

Mësohet se banesa e Bllakos ndodhet në zonën e Tiranës së Re.

Deri më tani forcat e Policisë së Tiranës nuk kanë shkuar për prangosjen e Bllakos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here