Njihuni me rendin e ditës në Kuvend/ Sot zhvillohet seancë plenare, Akt Normativ për ndryshimin e Buxhetit të vitit 2022

0
121

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar dhe miratuar 10 pika të rendit të ditës.

Punimet nisin me një interpelancë me Ministren e Bujqësisë Frida Krifca, kërkuar nga deputeti Zef Hila.

Ndërkohë, në pikën e dytë të ditës kërkohet miratimi me Akt Normativ i ndryshimeve dhe shtesave në ligjin për Buxhetin e vitit 2022. Në relacionin shoqërues thuhet se “ky rishikim i buxhetit 2022, i cili propozohet me kete akt normativ, ka si synim kryesor akordimin e mbështetjes buxhetore per sektorin e energjise, prej 20 miliardë lekësh; Financimin e nje fondi kontigjence per paketen e rezistences sociale ndaj pasojave te krizes, prej 6 miliardë lekësh; Reflektimin në kahun e te ardhurave te nje rritjeje ne masen 10 miliarde lekë.”

Në pikën 3 do të diskutohet miratimi i një akti normatik për ndryshim në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Po sot, parashikohet votimi për të zgjedhur dy anëtarët e rinj të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, znj. Natasha Ahmetaj dhe z. Anastas Angjeli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here