Letrat Kredenciale/ Meta pret Ambasadorin e Republikës Islamike të Pakistanit

0
101

Presidenti I Republikës Ilir Meta ka pritur në një takim Ambasadorin e Republikës Islamike të Pakistanit, Sh.T.Z. Jauhar Saleem i cili i ka paraqitur letrat kredenciale.

Njoftimin për këtë takim Meta e ka publikuar në faqen e tij në facebook.

Ja postimi:

Prita sot, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, Ambasadorin e Republikës Islamike të Pakistanit, Sh.T.Z. Jauhar Saleem.

I urova suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri dhe nënvizova rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve miqësore dypalëshe në fushat me interes reciprok, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik e tregtar, si dhe në fushën e teknologjisë së informacionit, përmes përmirësimit dhe plotësimit të kuadrit ligjor mes dy vendeve.

Bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe të OKB-së, për paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe stabilitetin në botë, mbetet një fushë e rëndësishme, me dobi për të dy vendet tona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here