Abazoviç shpall fitoren në Ulqin, festë me fishekzjarre

0
98

“Fitore bindëse në Ulqinj. Ne fituam  43%! Omer Bajraktari do të jetë kryetar i bashkisë së Ulqinit”. Me këto fjalë Dritan Abazoviç ka shoqëruar videon e fitores së koalicionit “Për një fillim të ri”, ndërsa shihet duke festuar me fishekzjarre në qrrugët e qytetit. Lideri i partisë URA në Mal të Zi ka shpërndarë pamje nga festa e Koalicionit të subjekteve “Për një fillim të ri”, e cila ka shpallur rezultatet duke bërë me dije se ata kanë fituar 15 mandate, pastaj DPS dhe BS 6, DUA dhe Forca 5, ndërsa  Demokratët 2 mandate.

Sipas këtyre të dhënave, lista e koalicionit të DPS-së dhe Partisë Boshnjake ka fituar 6 mandate, Forca dhe DUA nga 5 mandate dhe Mali i Zi Demokratik dy mandate.

Sipas të njëjtave të dhëna, Koalicioni “Për një Fillim të Ri” ka fituar 4757 vota, DPS dhe BS 2103, DUA 1824, Forca 1598 dhe Demokratik 821 vota.

Abazoviç është mandatar për kryeministër në Mal të Zi dhe ai ka thënë se do të votohet në Kuvend brenda dy javëve të ardhshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here