“Kjo nuk është çështje kapriço politike”, Vasili reagon nga Kuvendi: Të paraqitet Rama, griseni publikisht këtë rregullore

0
114

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, është shprehur në të njëjtën linjë me deputetin demokrat të Rithemelimit, Edmod Spaho gjatë debateve në Kuvend.

Vasili tha se interpelanca e kërkuar prej tyre me kryeministrin Rama duhet të jetë në pikë të parë dhe jo mocioni i debatit që u kërkua nga grupi i Bashës.

“Të dy kërkesat përkatëse datojnë në datën 15. Por rregullorja ka bërë një specifikim, për interpelancat urgjente përcaktohet që zhvillohen si pikë e parë e rendit të ditës. Këtu nuk ka as votim dhe as grup parlamentar që e rregullon.

Atëherë griseni publikisht këtë rregullore. Ju ftoj të anuloni një votim të paqenë dhe të pakuptimtë. Mos këmbëngulni me kokëfortësi. Ju kërkoj ta anuloni dhe të bazoni këtë rregullore. Kjo nuk është çështje kapriço politike.” – tha ai.

Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur me debate dhe tensione. Deputeti demokrat i Komisionit të Rithemelimit, Edmod Spaho ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës ndërsa mikrofoni iu mbyll.

Nga ana tjetër nënkryetarja Ermonela Felaj i dha fjalën Taulant Ballës dhe Spaho u tensionua, ndërsa në këtë moment garda në sallë u vendos në gatishmëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here