NATO vendos katër grupe të gatshme në Bullgari, Hungari, Rumani e Sllovaki

0
124

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pret që vendet anëtare të aleancës të bien dakord për rritjen e pranisë ushtarake në krahun lindor të Evropës.

Në një konferencë shtypi, ai paralajmëroi Rusinë që të heqë dorë nga kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore në konfliktin në Ukrainë.

“Pres që liderët të bien dakord për të forcuar pozicionet e NATO-s në të gjitha sferat, në veçanti në pjesën lindore të aleancës, në tokë, ajër dhe det. Hapi i parë është vendosja e katër grupeve të gatshme të NATO-s në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here