Lulzim Basha jep sot dorëheqjen?! Grupi Parlamentar i PD thirret në mbledhje në orën 17.00

0
165

Kreu i PD Lulzim Basha ka thirrur sot deputetët e Grupit Parlamentar, në një mbledhje në orën 17.00 në selinë blu, shkruan newsbomb.al. Edhe pse e hëna është ditë pushimin zyrtar, kreu i PD ka kërkuar që deputetët të marrin pjesë.

Kjo mbledhje vjen në një kohë që prej ditësh deputetët, edhe ata të rreshtuar pro tij, i kanë kërkuar të japë dorëheqjen. Edhe dy nga nënkryetarët e PD, Grida Duma dhe Agron Gjekmarkaj hoqën dorë nga funksionet në parti dhe kërkuar largimin e Bashës.

Humbja e zgjedhjeve të 6 marsit bëri që sytë e demokratëve të drejtoheshin nga ai që prej datës 7 mars e akuzojnë si personi përgjegjës. Kryedemokrati në një deklaratë për mediat të nesërmen e zgjedhjeve tha se “ai nuk kishte humbur asnjë garë”.

Megjithatë, pritet mbledhja e sotme për të parë nëse Lulzim Basha do të japë sot dorëheqjen apo do të kërkojë ende kohë, shkruan newsbomb.al. Kështu është shprehur në disa dalje publike deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili ishte i rreshtuar krah Bashës por pas 6 marsit dhe ai i është bashkuar zërave që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here