Emigrantët pas ‘Foltores’ në Greqi: Një moment i veçantë për ne, Rama kishte frikë nga vota jonë

0
103

Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur këtë të dielë foltoren me shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Zoti Berisha vlerësoi kontributin që emigrantët shqiptarë në Greqi por dhe ne vendet e tjera japin për zhvillimin e Shqipërisë. Lideri historik u ndal në plagën e madhe të shpopullimit të vendit dhe gjendjen në të cilët Shqipëria është sot.

Berisha akuzoi Edi Ramen për keqtrajtimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, që nga moslejimi I tyre për të hyrë në Shqipëri në kohën e pandemisë e deri te radhët e gjata para ambasadës shqiptare.

Zoti Berisha akuzoi Ramen për bllokim te iniciatives ligjore për votimin e emigranteve duke thënë se kjo çështje do të jetë përparësi absolute e PD.

Berisha tha se Kuvendi I 11 dhjetorit, referendum i 18 dhjetorit si dhe zgjedhjet e 6 marsit kanë bërë qe PD të rikthehet si një forcë e vërtetë opozitare ne vend. Ai tha se misioni i PD është çuarja e vendit drejt zgjedhjeve të lira dhe rikthimi i saj në pushtet.

Të ftuar në një lidhje me Skype për të folur më shumë në lidhje me këtë temë ishin Alfred Fizi, kryetar i Grupit të Punës së Rithemelimit në Greqi dhe Arjan Zefi, anëtar i Grupit të Punës së Rithemelimit në Greqi.

Pyetur se çfarë do të thotë për shqiptarët në Greqi një lëvizje e tillë politike në këto momente, Fizi u përgjigj: Është në interes të çdo emigranti që të ketë lidhje me politkën në shqipëri, ne nuk jemi të pavarura nga politika në Shqipëri sepse ne e përjetojmë si të tjerët ose mos më shumë.

Por problemi në Shqipëri është aq i madh sa nuk ka të vejë më dhe emigrantët janë të detyruar të japin kontributin e tyre në rinovimin e kësaj shqipërie. Siç kanë të drejtë ata që i japin borxh Shqipërisë të ndërhyjnë në politikën shqiptare ne emigrantët a nuk kemi të drejtë, kjo është një pyetje retorike. Ne na tako te jemi në formë të tillë. Dhe na vjen mirë që Berisha folotrien e parë pas zgjedhjeve e bëri me emigrantët e Greqisë.

Ndërsa z. Zefi tha se dita e djeshme ishte një ditë e veçantë për eimigrantët e Shqipërisë.

“Duam të sjellim një politikë shembull në vendin tonë, i jam shumë mirënjohës doktorit. Greqia është vendi i parë në diasporë me një numër kaq të madh emigrantësh. Dhe foltorja dje ishte shumë e veçantë , sepse ndryshe nga foltoret e Shqipërise ne ishim qytetarë shqiptarë të mbledhur nga çdo qytet i vendit tonë.

Z. Rama nuk pranoi asnjëherë votimet e emigrantëve sepse kishte frikë, ne duam të japim kontributin tonë sepse vota është një detyrë morale e kujtdo, dhe çdo njeri ka të drejtë të japë votën e tij”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here