Një 50-vjeçar është plagosur këtë mbrëmje në ambientet e kompanisë Kurum në qytetin e Elbasanit.
Bujar Dervishi është plagosur në ambientet e kësaj kompanie gjatë orarit të punës.
Sipas burimeve, 50-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe aktualisht po mjekohet në spital.