Tri pyetje për çmimin e energjisë elektrike që duhet t’u japim përgjigje

0
131

Në deklaratat e saj qeveria përbetohet se 1 KWH e ka blerë 61 lek, që do të thotë që një 1 megavat është blerë 500 euro.

Po ti referohemi shifrave të importit në periudhën Janar – Shkurt 2022 Shqipëria ka importuar 216,600 MegaWat me vlerë totale importi 5.69 miliard lek.

Pra çmimi mesatar i importit për MWH është 21,757 lek ose 186 Euro / MWH . Konvertuar në kilowat çmimi është 21.7 lek për KWH.

1)Kur është blerë kjo energji me 61 lek KWH që do te na faturohej po te mos ishte për ndërhyrjen e qeverisë?

Linku i bursës hungareze (më poshtë) cmimet spot të së cilës përdoren si cmime referente kur Kesh dhe OSHEE blejnë energji, tregon qe vetëm ne daten 8 mars çmimi ka qenë 544 Euro . Më pas çmimet janë stabilizuar edhe sot është 248 Euro.

2) Ku mbështetet frika se ne do të jemi të detyruar ta blejmë energjinë me 500 apo 1000 euro për Megawat sa nafta do të na dukej qumësht në biberon?

Dhe së fundi, prindrit tanë ndërtuan me sakrificën e tyre gjatë komunizmit tre hidrocentralë, të cilët prodhojnë rreth 3.7 Terawat në vitin më të thatë. 3.7 Terawat janë të mjaftueshme për furnizimin me tension të ulët (pra konsumatorin familiar dhe biznesin e vogël, bar, restorant dyqane etj).

Për shkak të detyrës mësova që kostoja e prodhimit të 1 megawati të prodhuar nga hidrocentralet tona është 11 euro për megawat.

Nëse shtojmë edhe kostot e transmetimit mund të shkojmë maksimumi 35 euro për megawat.

Sot cmimi që konsumatori familiar dhe biznesi i vogël paguan është rreth 81 euro për megawat orë ( i shtohen kosto të tjera plus fitimin e kompanive që veprojnë në sektor).

3) Për cfarë arsye në botë duhet t’ju themi pensionistëve që i ndërtuan ato hidrocentrale që ne po kujdesemi për ju e nuk po ua shesin energjinë me 500 euro megawati, kur ato janë strapacuar dhe kane punuar që ajo të prodhohet brenda vendit me 11 euro megawat?

Ju lutem më ndihmoni tu përgjigjem këtyre pyetjeve.

Ps. Nuk ka asnjë keqdashje apo ironi në këto pyetje. Dua thjesht të kuptoj!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here